Shkodra “ferr” për Partizanin, “Demat” kërkojnë fitoren pas 2 viteve

Vllaznia dhe Partizani do të përballen pasditen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një plus për shkodranët në këtë sfidë është pikërisht stadiumi i tyre. Përballë “Demave”, kuqeblutë nuk njohin humbje në shtëpi që prej 7 tetorit të vitit 2022, sfidë që përfundonte 1-2 në favor të të kuqve.

Që prej atëherë, në “Loro Boriçi” kjo supersfidë ka përfunduar 1 herë me fitoren e shkodranëve dhe 3 herë të tjera në barazim. Kjo bën që kuqeblutë t’i kenë të “sigurta” pikët në sfidën e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top