“Shkova për stërvitjen, erdhi Osmani në siklet dhe më tha: ‘Je i shkarkuar‘“! Shehi thyen heshtjen dhe tregon si e larguan nga Tirana: Nuk e kuptoj pezullimin

Orges Shehi u pezulluar krejt papritur nga detyra e tij e trajnerit. Klubit Tirana vendosi të bëjë ndryshime në pankinë, duke çuditur jo pak opinionin sportiv. Orges Shehi ka thyer heshtjen në një prononcim për mikrofonin e “Top Channel“-it. Ai ka rrëfyer mënyrën se si i është përcjellë mesazhi nga Tefik Osmani, ndërsa shton se nuk e kupton se çfarë nënkuptohet me termin pezullim nga ana e klubit.

“Shkova për të zhvilluar stërvitjen. Ka ardhur drejtori dhe shoku im, Tefiku (Osmani), në siklet. I kam thënë: ‘Të mos jesh fare në siklet, sepse është profesionale. Ma komuniko çfarë vendimi është‘. Më ka thënë që: ‘Presidenti kërkon të ndërpresë kontratën. Je i shkarkuar’. I kam kërkuar vetëm kaq, që të ma japi me shkrim. Pastaj kam bërë takimin me lojtarët dhe jam veshur me rrobat e mia civile.

Kam pritur komunikimin zyrtar, sepse në një klub profesionist, nëse merret një vendim duhet ta komunikosh me shkrim. Pastaj kam lexuar këtë pezullimin që realisht unë nuk e kuptoj dhe nuk dua të flas më tepër, sepse janë çështje juridike dhe mund të merren persona të tjerë me këtë. Ndoshta duke folur shumë bëj gabim. Deklarata e presidentit Halili për foton me presidentin e Dinamos? Të lutem, mos ma bëj këtë pyetje, sepse e ulim fare nivelin e intervistës“, ka deklaruar Orges Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top