Ermal Mamaqi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Luizi pak javë më parë, i cili tha se aktori është shkrimtar më i mirë se sa humorist.
I ftuar në Wake Up ai e cilësoi komentin e artistit goditje poshtë brezit.
“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori, ka diçka që e ka mërzitur, por ajo që kam thënë unë për Luizin ka qenë e sinqertë. Nuk kam thënë s’di te këndojë.
Kam thënë më pëlqei më shumë si aktor se sa si këngëtar se nuk i kam ndjek këngët e tij. Ai është mërzitur për këtë mesa duket. Por le ta lëmë me kaq e mos merremi më me këto muhabete”, tha Ermali.
Deklarata e Luizit erdhi si përgjigje ndaj Ermalit, nga e njëjta karrige në “Më lër të flas”, pasi ky i fundit e cilësoi atë aktor, më të mirë se sa këngëtar