Pas arritjes së kualifikim it në Moldavi, natyrisht që ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Ishujve Faroe do të kthehet në festë. Padyshim që objektiv do të jetë mbyllja e grupit në vendin e parë në një fushatë kualifikuese, renditje që Shqipëria nuk e ka arritur ndonjëherë në historinë e saj, madje në kualifikimin e 2016-ës, kuqezinjtë u renditën të dytët në grup me 14 pikë në total.
Për të arritur një gjë të tillë, Shqipërisë i mjafton një pikë ndaj ishullorëve dhe përveç kësaj, do të thyente edhe rekordin e pikëve në një fushatë kualifikuese tëEuropianit.
Gjithashtu, ekipi kombëtar nuk ka arritur të marrë 5 fitore në një grup kualifikues të Europianit dhe me një fitore në ndeshjen që do të nisë në orën 20:45, mund të vendosë një tjetër rekord.
Ka shumë arsye për ta kthyer në festë, duke ruajtur edhe këtë ecuri pozitive që Silvinjo po kalon, ku pas humbjes në Poloni, e cila ishte e vetmja për të, janë bërë 7 ndeshje radhazi që Kombëtarja shqiptare nuk pëson humbje.
Ka shumë arsye për ta kthyer në festë, ku një mbyllje me një rezultat pozitiv do të ishte ajo “qershia mbi tortë” për të gjithë tifozët. Gjatë ndeshjes së sotme, në stadium do tëperformojë edhe këngëtarja Juliana Pasha me disa këngë patriotike dhe Ansambli Kombëtar.
FORMACIONI
Duke pasur parasysh faktin se përballë është një rival modest, ashtu siç u tha edhe në konferencë për shtyp, trajneri Silvinjo është i prirur të bëjë disa ndryshime. Plot 6 pritet të jetë numri i ndryshimeve të bëra nga Silvinjo, në krahasim me sfidën e fundit.
Në mesin e shtyllave pritet të luajë Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Bare.
Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij. Pra, Strakosha, Balliu, Bare, Muçi, Uzuni dhe Daku, pritet të jenë 6 futbollistët e rinj që mund ta nisin nga minuta e parë duelin ndaj Ishujve Faroe, që do të jetë dhe i fundit në grupe.