“Shqipëria është mësuar të na marrë lojtarë”! Agim Ademi flet edhe për Europianin me Serbinë: Duka e ka bërë Kombëtaren e fortë

Agim Ademi, kreu i FFK ishte i ftuar në emisionin “Sport Neës” që moderohet nga Trevisa Tufa. Ademi është pyetur në lidhje me shumë tema, që kishin një të përbashkët, marrëdhënien mes dy institucioneve, FSHF dhe FFK. Kështu kreu i FFK, është shprehur se Kombëtarja Shqiptare është rritur shumë falë punës së bërë nga Armand Duka. Nga ana tjetër është folur edhe sa i përket organizimit të Europianit të U-21 që Shqipëria do të zhvillojë me Kosovën.

“Kosova ka shumë futbollistë, madje disa prej tyre janë edhe në Shqipëri. Të dy kombëtaret kanë lojtarë të mjaftueshëm. Uroj që të vazhdojmë kështu. Ka shumë emra në Kosovë, janë rreth 200 emra në listë që duhet të harxhojmë atë listë, për të kërkuar më pas që të marrë ndonjë futbollist shqiptar.

Duka e ka të lehtë sepse është mësuar të marrë lojtarë nga Kosova, ndërsa unë nuk kam marrë asnjë futbollist nga Shqipëria. Nuk kam ndonjë emër që do e kisha aktivizuar, edhe pse e meritojnë shumica.

E kam ndjekur europianin, e kam vlerësuar punën e tyre, është arritje e madhe e Dukës dhe Federatës.  Ata kanë një ekip të fortë dhe po mendoj që trajneri Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Nuk duhet të marrim pse e ka humbur një ndeshje, ne kritikojmë direkt, normalisht duhet prit epilogu i fundit. Besoj te Kosova dhe besoj te Shqipëria, sa i takon arritjes së objektivave.

Nuk ka asnjë  ftohje, nuk ka asnjë gjë që mund të prishë marrëdhëniet tona. Sot Duka ka qëndruar në Prishtinë, në baza ditore jemi në telefonata, jemi shumë afër dhe të gjitha udhëtimet i bëjmë bashkë. Thashethemet janë më shumë mediatike, nuk është asgjë e vërtetë. Konsultohemi të dy, por vendimet i marrim ndaras.

Është ditur që ne nuk aplikojmë dot për organizimin pasi nuk i plotësojmë dot kushtet. Marrja e këtij kampionati u desh të bëhej në këtë formë, pra me dikë tjetër. Fatkeqësisht qëlloi Serbia, duke ditur raportet tona me ta. Unë e di që shqiptarët e Kosovës janë të zemëruar pasi nuk i kemi të mbyllura ende plagët e luftës. Është vendim i tyre, kështuqë le të vazhdojmë!

Mes dy Federatave nuk do ketë luhatje, por dihet që vendimi nuk është pritur mirë nga njerëzit. Kjo me Serbinë tejkalon pjesën e futbollit. Ne me Serbinë kemi probleme që ende nuk kanë përfunduar, ndaj kjo është arsyeja përse njerëzit janë prekur. Në Kosovë pothuajse çdo familjeka dikë që i është vrarë në luftë, ose i është zhdukur. Ende nuk ka një kërkim-falje nga Serbia. Gjithsesi, në një këndvështrim tjetër, në UEFA apo FIFA nuk ka politikë”, tha Ademi. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top