Shqipëria ka mundësinë e artë për të ardhura marramendëse, ja sa vlen kualifikimi në “EURO 2024”

Gjatë kualifikueseve të kampionatit europian nuk ka vetëm një betejë për pjesëmarrjen apo për titullin prestigjioz, por edhe për një shumë të madhe parash në rast kualifikimi dhe ecurie pozitive në grupe dhe më tej.

Në total, për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen 371 milionë euro, ndërkohë gjatë edicionit të mëparshëm kjo shifër ishte 301 milionë, kurse në krahasim me vitin 2016, kur Shqipëria mori pjesë në Europianin e Francës, kjo shifër është rritur me 23 për qind.

Të gjithë janë kuriozë se sa do të fitojë federata e një shteti për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm. Shqipëria me pozitat që ka aktualisht dhe duke parë ndeshjet e mbetura në Grupin E, është pranë prerjes së një bilete për në finalet e këtij kompeticioni.

Dhjetë pikë dhe kryesuese në grup, kuqezinjve u mjaftojnë vetëm 5 pikë në tri ndeshjet e mbetura për të parë veten në Gjermani qershorin e ardhshëm, teksa do të përballet me Çekinë në muajin tetor, ndërsa në nëntor dy sfidat e tjera me Moldavinë në transfertë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top