Shqipëria U21 e mbyll me fitore dhe vendos rekord pikësh, humba me kuqezinjtë i kushton Zvicrës kualifikimin në Euro 2025

Shqipëria U21 e ka mbyllur e fitore fushatën e saj kualifikuese për Euro 2025. Kuqezinjtë e vegjël kanë mposhtur sot Armeninë U21 në “Air Albania”. Ndeshja përfundoi e shifrat 1-0 për shpresat e Shqipërisë. Përballja u vendos në minutën e 57, kur Aventisiani e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Kuqezinjtë e vegjël e përfundojnë grupin në vendin e 4-t me 16 pikë të grumbulluara. Një rekord pikësh ky, teksa ekipi kombëtar i 21-vjeçarëve nuk ka arritur të fitojë asnjëherë më parë një sasi të tillë pikësh. Ndërkohë befasia e madhe në këtë grup është Zvicra U21. Ajo humbje me Shqipërinë një muaj më parë i ka kushtuar shumë helvetëve. Si për të mos mjaftuar ajo disfatë me kuqezinjtë, helvetët janë mposhtur sot 3-1 kundër Rumanisë U21. Këta të fundit kanë marrë vendin e parë në grup, ndërsa Zvicra ka mbetur jashtë Euro 2025, duke e përfunduar grupin në vendin e 3-të, pas Finlandës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top