Si është e mundur që luan te Real Madrid, por dëmtohet për Francën? Skandali i Mbappe, lë Kombëtaren dhe shkon në klubin e natës

Franca arriti një fitore bindëse 4-1 ndaj Izraelit të enjten mbrëma, ndonëse u shfaq e dobësuar, pa Kylian Mbappe. Trikolorët mposhtën pa shumë problem kundërshtarin, por drama e vërtetë pasoi pas ndeshjes, në orët e vona. Kapiteni i skuadrës franceze të futbollit, Kylian Mbappé, ishte sërish në qendër të skandalit.

Ai është parë para një klubi nate në Suedi natën e së enjtes, duke i zhgënjyer tifozët francezë. I maskuar, Mbappe po shkonte për t’u dëfryer, ndërsa tifozët francezë mendojnë se lojtari “ka falsifikuar” dëmtimin. Të gjithë po pyesin se si është e mundur që Mbappe është gati për të luajtur te Real Madrid, por jo te Kombëtarja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top