Si mund të rikthehet Juventusi sërish në krye të Serie A – ka tashmë një formulë

Ish-presidenti i Genoas dhe Livornos, Aldo Spinelli beson se Juventusi do të rikthehet këtë sezon të ri.

Spinelli këmbëngul se Zonja e Vjetër mund të përballojë konkurrencën nga kampioni në fuqi Napoli me një strategji të zgjuar.

Ai tha për Tuttosport: “Duke u fokusuar te lojtarët e rinj dhe investimet e synuara, për mua do të kthehet epoka kur ata dominonin në Serie A”.

“Besoj se tashmë në sezonin e ri, bardhezinjtë do të jenë në gjendje të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me Interin dhe Napolin”.

“Ata mund ta kishin bërë edhe në edicionin e fundit, nëse nuk do të kishin shpenzuar keq: kjo skuadër ka nevojë për substancë, jo lojtarë si (Paul) Pogba apo (Angel) Di Maria që ju tregojnë klasin e tyre disa herë në ndeshje”, ka shtuar më tej ai.

Juventusi synon që në këtë verë të shesë disa lojtarë, në mënyrë që të dalë në bilanc pozitiv financiar.

 

Back To Top