Kiara Tito po shijon prej javësh tashmë një romancë me këngëtarin Luiz Ejlli në shtëpinë e “Big Brother Vip” por, përgjatë qëndrimit të saj në reality-show, Kiara ka folur shpesh edhe për eksperiencat e mëparshme.
Së fundmi, në një bisedë me Diolën, ajo ka folur për ish-partnerin e saj, duke bërë një lloj krahasimi me marrëdhënien e saj me Luizin “Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë, përkëdheljet, përkushtimi.
Edhe kur nuk i bënte partneri i thoja “nuk ka gjë se kështu natyre është ky”, ndërkohë që çdo ditë e më shumë kuptoja që ato gjëra realisht më mungonin. Qoftë fjalët e bukura, përqafimet, përkushtimi. Nuk e kuptoja çfarë kisha.
Nuk është gjë e mirë kjo. Me Luizin, kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep atë gjë, më jep përkujdesjen, emocionin, më bën dhe të ndihem femër dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë, më bën të ndjehem mirë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhel, më puth, më jep ndjesi shumë të mirë”- tha Kiara.