Rrëfimi i një masazhatoreje në Angli, ka ngjallur jo pak polemika dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave dhe publikut. Emri i masazhotres nuk bëhet i ditur, por ajo ka rrëfyer se gjatë eksperiencës së saj, ka pasur marrëdhënie seksuale me personazhe të shumtë të sportit.
Në një rrëfim për “Daily Mail”, vajza e cila mbetet anonime, shprehet se mes shumë personazheve të sportit, ka pasur marrëdhënie seksuale edhe me dy futbollistë të kombëtares angleze, të cilët ajo i konsideron si shumë të famshëm. Ndërkohë, shton se ka pasur marrëdhënie gjithashtu edhe me tenistë të njohur e lojtarë regbije.
“Kam pasur marrëdhënie seksuale treshe me dy futbollistë shumë të njohur të skuadrës së Anglisë. Njëri erdhi me një peshqir shumë të hollë dhe nisa t’i bëja masazh, teksa i përmenda shumë dëmtime që ka pasur sepse i kuptoja nga masazhi. Nisi të më ngacmonte pak por e mora me shaka. Ai ishte një futbollist që nuk shkonte mirë me gruan dhe vetëm flirtonte por nuk mendova kurrë se ka fantazuar. Por, më pas nisi të bënte komplimenta të forta”, shprehet masazhotrja.