Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë pësoi humbje ndaj Çekisë me rezultatin 2:0, ndeshje e vlefshme për UEFA Nations League.

Siç raporton gazetari Nico Schira, në tribunat e stadiumit në Pragë ishin edhe disa skautë të Juventusit, shkruan LIG Sport

Ata kishin ardhur për ta shikuar mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismjalin, i cili luan te Empoli dhe do ishte një blerje e duhur për “bardhezinjtë”.

Ismajli mbrëmë bëri paraqitje të mirë, por Shqipëria u mposhtë lehtësisht.