Skender Potera e mbyll me fitore

Skender Potera ka fituar në garën e katërt për këtë vit në disiplinën drag race, duke dëshmuar se është specialist i kësaj disipline dhe duket se dominimi i tij do të vazhdojë gjatë.

Potera me Audi TT RS sot (13 tetor) nuk pati kohë shumë të mirë, ashtu siç janë mësuar ta shohin dashamirët e drag race, por voziti mjaftueshëm për të fituar.

“Sot nuk pata kohë shumë të mirë, sepse nuk desha të rrezikoj asgjë, duke marrë parasysh se fuqia e veturës nuk përshtatej me cilësinë e pistës.

Sidoqoftë, ishte garë e mirë, ashtu siç ishte edhe kampionati i sivjetmë në përgjithësi. Unë kurrë nuk mjaftohem me rezultatin e arritur, prandaj synimi ynë është që në vitin e ardhshëm të vendosim rekord të ri”, ka thënë “Gogi” pas fitores.

Distancën prej 402 metrave ai e kaloi për 08.790 sekonda, me shpejtësi mestare prej 295.08 kilometra në orë.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Ilir Shabani, i cili po ashtu garoi në Klasën 9 me Golg VII R.

Në divizionin FWD-RWD, më i miri ishte Lavdat Vllahiu, i cili me Seat Ibiza garoi në Klasën 11.

Rezultatet:

Divizioni FWD-RWD

Klasa 16

1.Tarik Isovic (Golf IV)

Klasa 15

1.Hamza Dautovic (Audi A3)

2.Senad Saiti (Golf IV)

3.Kushtrim Krasniqi (Caddy)

Klasa 14

1.Ndriqim Kabashi (Golf III)

2.Fatlum Musliu (Golf IV)

Klasa13

1.Jozef Kabashi (Seat Ibiza)

2.Fatlum Boqolli (BMW)

3.Ferdinand Ukgjini (BMW)

Klasa 12

1.Bedri Kryeziu (BMW)

2.Hënor Pepaj (Seat)

Klasa 11

1.Lavdat Vllahiu (Seat Ibiza)

2.Qëndrim Geci (BMW)

Divizioni AWD

Klasa 14

1.Albin Bytyqi (Audi A5)

2.Egzon Gashi (Opel Corsa)

Klasa 13

1.Albion Nuradini (BMW)

2.Blond Elmazi (Audi A7)

3.Milot Krasniqi (Audi A7)

Klasa 12

1.Eridon Bresa (BMW)

2.Fetah Pacolli (Golf IV)

3.Euron Hyseni (BMW)

Klasa 11

1.Florian Gashi (BMW)

2.Olti Mustafa (Porsche 911)

Klasa 10

1.Vigan Mustafa (BMW M3)

2.Emiljan Sakuli (Audi RS3)

Klasa 9

1.Skender Potera (Audi TT RS)

2.Ilir Shabani (Golf VII R)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top