Me ekspozimin e futbollit në të gjithë botën në nivel të lartë, nuk është befasi që një studim ka zbuluar se 86.7 për qind e tifozëve bëjnë tifo për klubet e huaja.Si sporti më i ndjekur në botë, futbolli tërheq audiencë nga pothuajse çdo komb në planet, me finalen e Kupës së Botës që sot shikohet nga miliarda dhe jo më nga miliona. Kampionate si Premier Liga kanë një gjurmë vërtet të madhe, me vende të shumta që transmetojnë ndeshjet nga Anglia. Megjithatë, një studim i kryer nga “Chiliz”, ka nxjerrë në pah se sa i shikuar është futbolli. Rreth 86.7 për qind e të pyeturve pretenduan se mbështesin një klub nga një vend tjetër, ndërsa 37 për qind e atyre klubeve e luanin futbollin e tyre në Angli, numri më i lartë nga çdo vend.
Për më tepër, fuqia e Premier Ligës u dëshmua në mënyrë të përsëritur në studim, me 32.2 për qind të njerëzve që thanë se kishin ndjekur kampionatin anglez, përpara La Ligës (22.7 për qind) dhe Bundesligës (5.5 për qind). Interesante është se Anglia konkurron denjësisht përveç Premier Ligës edhe me Kategorinë e saj të Dytë, Championship-in, që ndiqet pas Serisë A (4.6 për qind) dhe Ligës së Parë (2.8 për qind). Championship-i ishte kampionati i gjashtë më i ndjekur (2.6 për qind), duke e vendosur atë përpara kampionatit brazilian, portugez dhe argjentinas.
Kur u pyetën se cilin klub të huaj mbështesin, tifozët përfshinë deri në gjashtë klube angleze në dhjetëshen e parë, megjithëse dy vendet e para janë të rezervuara për mbretërit spanjoll, Realin e Madridit (15.7 për qind) dhe Barcelonën (10.4 për qind). Megjithatë, skuadrat e Premier Ligës, renditen nga vendi i tretë në të tetin; Mançester Junajtid (9.8 për qind), Çelsi 6.7 për qind), Arsenali (5.9 për qind), Totenhemi (5.8 për qind), Mançester Siti (5.3 për qind) dhe Liverpuli (5.1 për qind). Aston Vila gjithashtu u shfaq në listë, në vendin e 18-të, me 0.58 për qind ndërsa Brajtoni gjithashtu u pozicionua në vendin e 21-të, me 0.56 për qind.
PANORAMASPORT.AL