“Sot ka qenë ndeshja jonë më e mirë për këtë sezon”, Xhakën e mërzit barazimi: Jemi të zhgënjyer

Bajer Leverkuseni është ndalur në një barazim 0-0 nga Shtutgarti mbrëmjen e sotme. Kampionët në fuqi të Bundesligës kanë mbetur të zhgënjyer nga ky rezultat. Granit Xhaka ka thënë pas kësaj sfide se kjo ishte loja më e mirë e zhvilluar nga Leverkuseni për këtë sezon.

“Jemi të zhgënjyer. Sot ka qenë ndeshja jonë më e mirë e sezonit. Si me top, si pa top, kemi qenë mirë. Kemi krijuar shumë raste dhe djemtë kanë punuar fort. Në fund na vjen shumë keq”, ka deklaruar Granit Xhaka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top