Shqipëria do të zbresë sot në fushë për ndeshjen ndaj Andorrës, ku do të synojë që të marrë një fitore që mund të garantojë kualifikimin për në “Play Off”.
Prej ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Barcelonë, aty ku Silvinjo ka pasur mundësi që të përgatisë ndeshjen e parafundit në grup, por ndoshta më të rëndësishmen për ecurinë e Kombëtares kuqezi. Dilemat për rreshtimin natyrisht që kanë qenë të shumta, duke parë formën e lojtarëve, por Silvinjo duket se e ka ndarë mendjen për t’i besuar heronjve që luajtën në Serbi, me balotazhe në sulm e mbrojtje.
Kështu, Strakosha është në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathë e Mitaj në të majtë. Në qendër do të jetë Gjimshiti, ndërkohë që balotazh ka mes Ajetit e Ismajlit, me këtë të fundit më të avantazhuar.Në mesfushë, Shehu, Asllani dhe Laçi do të jenë në ndihmë të 3 sulmuesve. Broja do të jetë titullar në të djathtë, ndërkohë që në të majtë ka balotazh mes Hoxhës e Uzunit. Në qendër të sulmit, do të jetë Manaj.