Spalletti: Për mua nuk po luhen shumë ndeshje

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, është shprehur se skuadrat duhet të jenë më të përgatitura për të përballuar ritmin intensiv të sezonit.

Shumë klube janë ankuar për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve, duke vënë theksin te vështirësia e përballimit nga ana e lojtarëve. 

“Për mua nuk po luhen shumë ndeshje, mendoj se skuadrat duhet që të përgatiten më shumë për të përballuar këtë program të ngjeshur.

Mendoj se duhet që të ketë minuta edhe për të rinjtë. Nuk duhet të flasim për titullarë dhe zëvendësues kur një ekip humb”, ka thënë Spalletti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top