Spektakël dhe lumë golash në Ligën e Kombeve. Në Divizionin A, Polonia barazoi 3-3 me Kroacinë.
Pikë e arritur me tepër mund nga ballkanasit, të cilët për rreth 15 minuta luajtën me një futbollist më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Livakovic.
Edhe takimi tjetër i grupit përfundoi në barazim, 0-0 mes Skocisë dhe Portugalisë. Fitore e pastër 3-0 për Spanjën që nuk llogariti aspak Serbinë.
Një 3 pikësh me tepër vlera për kampionët e Europës që marrin të vetëm kreun dhe tashmë janë në raundin çerekfinal të play-off të Ligës së Kombeve drejt Botërorit 2026.
Pikën e parë e shijoi edhe Zvicra, 2-2 në shtëpi kundër Danimarkës. Për 90 minuta në fushë qëndroi Granit Xhaka.