Sparta e Pragës përjashton futbollistin serb që nuk donte lojtarët shqiptarë, Rrahmani u qep gojën: Kosova është Shqipëri

Situata ka degjeneruar shumë keq te Sparta e Pragës. Kjo skuadër po merr shumë humbje në këtë sezon në Çeki, ndërsa në sezonin e shkuar mori titullin kampion. Një teori e dalë në media disa javë më parë u vërtetua se nuk ishte thjesht një shpikje e mediave serbe, por një e vërtet e hidhur.

Te Sparta e Pragës, lojtari serb, Birmancevic, ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Spartës në sezonin e shkuar. Por në këtë aktualin, ky futbollist ka bërë shumë paraqitje të dobëta. Në ndeshjen e djeshme të humbur Ostravës në shifrat 1-3, u raportua se Birmancevic do të mungonte për arsye dëmtimi.

Por në fakt, e vërteta ishte ndryshe. Sipas mediave çeke, lojtari nuk pëlqen aspak faktin që në këtë skuadër ndodhen disa lojtarë nga Shqipëria dhe Kosova, më konkretisht Qazim Laci, Albion Rrahmani, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi. Ky diskutim i bërë me drejtuesit e klubit ka bërë që këta të fundit ta përjashtonin Birmancevic nga skuadra.

Të gjithë këtë ngjarje e kanë mësuar edhe ultrasit e Spartës së Pragës, çekët që i kemi parë vetëm pak kohë më parë duke nxjerrë disa flamura dhe banderola kundër Shqipërisë. Në ta ka përzërie edhe me tifozët serbë.

E njëjta histori si te Ceki-Shqipëri u paraqit edhe te Sparta e Pragës me Ostravën, atje ku disa tifozë kanë dalë me flamurin që e përfshin Kosovën si pjesë të Serbisë dhe duke thënë se janë në mbështetje të Birmancevic dhe kundër lojtarëve shqiptarë të Spartës. E menjëhershme ishte përgjigja e dhënë nga Albion Rrahmani, që tregon nëpërmjet një fotografie që Kosova është pjesë e Shqipërisë. /Sport Ekspres/
?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top