Spektakolar në Armeni por “i dubluar” në Europë, Erald Çinari spektator nga stoli kundër Rapidit

Luhet java e dytë e Conference League dhe armenët e Noah Fc luajnë në Austri kundër gjigandëve të Rapid. Takimi starton në 18:45 në Vienë, por klubi armen nuk ka aktivizuar Erald Çinarin.

Shqiptari me nurmin 11 në shpinë ndodhet në stol por nuk është zgjedhur si preferencë e parë. Kjo është e habitshme pasi vetëm 4 ditë më parë Çinari shënonte gol dhe asistonte, pra kontribut në dy gola në sfidën e Armenian Premier League kundër Van-it. Dhe ndaj Mladës në Europë ai u aktivizua dhe mori notë të mirë si 7-ta. Në ligën armene ka gjet 3 gola në 3 ndeshje dhe mesatarisht po shënon 1gol/për ndeshje.

Ndoshta trajneri duke parë fuqinë e rapidasve ka dëshiruar të ndryshojë taktiko-përgatitjet e tij dhe eka vendosur në fudn që Eraldin t’a fus në të dytën. Mbetet të shihet ecuria e patriotit tonë në këtë përballje europiane ku shpresojmë të na bëjë krenarë.

Eraldi zëvendësues kundër Rapid Viena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top