Statistikat/ Barcelona, lider në 180 gradë

Barcelona i ka bërë një nisje të mbarë sezonit të ri. Skuadra kryeson kampionatin spanjoll me tri pikë më shumë se Reali i Madridit, ndërsa edhe në Champions është kthyer në shina pas humbjes në Monako në ndeshjen e parë.Dëshmi për këtë është se Barça kryeson shumë nga rekordet kryesore: më shumë gola të shënuar, më shumë goditje drejt portës, më shumë shtylla, më shumë goditje nga këndi, më shumë zotërim… Katalanasit janë skuadra e La Ligës me më shumë gola të shënuar. Në total, ata numërojnë 28 rrjeta, nëntë më shumë se Reali i Madridit, i dyti në këtë renditje të veçantë. Blaugranat kanë një treshe të mahnitshme, me Levandovskin, Rafinjën dhe Lamin Jamal dhe kjo përkthehet në shumë gola për ndeshje.

Në fakt, ata mburren me një mesatare me 3 gola për ndeshje. Katalanasit kryesojnë edhe në renditjen e gjuajtjeve drejt portës, me 65 të tilla, dhe goditjet e shtyllave, me 11. Kjo statistikë lidhet me faktin se Barcelona është skuadra që ka realizuar më shumë goditje nga këndi në këto dy muajt e parë të garës. Ata kanë ekzekutuar 56 goditje nga këndi, tre më shumë se Betis, i dyti në këtë seksion.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top