Juventusi rikthehet të luajë një ndeshje në mesditë që mungonte që prej 17 marsit 2024. Atëherë luante kundër Xhenoas me ndeshjen që përfundoi në barazim pa gola.
Tashmë në javën e shtatë të Serisë A, “Zonja e Vjetër” do të ketë përballë Kaljarin, skuadër të cilën e ka mposhtur në 12 ka 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur. Dy të tjerat janë mbyllur me një fitore për Kaljarin dhe një barazim. Në 12 nga 14 ndeshjet e fundit, Juventusi ka arritur që t’i shënojë Kaljarit të paktën 2 gola. Gjithashtu, “Zonja e Vjetër” vjen nga një seri prej 7 fitoresh radhazi në shtëpi ndaj Kaljarit dhe duket se edhe nesër detyrimi i vetëm është 3- pikëshi.
Sakaq, “Zonja e Vjetër” për herë të parë në histori ka arritur të mos pësojë gol në 6 ndeshjet e para të kampionatit dhe Kaljari do të përpiqet që t’i shënojë për mos e lejuar që bardhezinjtë t’i thyejnë rekordin që e mbajnë ata vetë. Sa i përket mbrojtjes, vetëm Bajerni i Mynihut ka pësuar më pak goditje në Europë sesa Juventusi.
Bavarezët kanë pësuar 5.4 goditje për ndeshje, ndërsa Juvja 6.7. Skuadra nga Torino është ka gjithashtu kontrollin më të lartë të topit në kampionatin italian me 60.8%. Kaljari duket se është “preja” e preferuar e Dushan Vlahoviçit i cili i ka shënuar 6 gola në 9 ndeshje që ka luajtur kundër tyre. Sulmuesi serb nuk ka arritur dot t’i shënojë kaq shumë asnjë skuadre tjetër në një kompeticion elitar.
PANORAMASPORT.AL