Debati mes dy banoreve të Big Brother Vip, astrologes Meri Shehu dhe ish-Missit, Sara Gjordeni ka degraduar gati në konfrontim fizik.
Banoret, të cilat ishin pjesë e një grupi pas një loje nga BBV ku duhet të rezistonin sa më shumë me duart e lidhua me litar, madje kanë kërcënuar edhe njëra-tjetrën.
“S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej”, i drejtohet Meri Shehu.
Ndërsa ish-missi, iu është drejtuar duke i thënë se: “Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf”. Kjo frazë dhe afrimi i Sara Gjordenit në drejtim të saj, është marrë si kërcënim nga ana e astrologes.
“Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë”, iu drejtua ajo.
Pjesë nga sherri:
Meri Shehu: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll
Sara Dorgjeni: Mendoj se duhet të kursehesh
Meri Shehu: Do që të shkojmë në tualet, hajde ikim. Emrin tim mos e përmend
Sara Dorgjeni: Do ta përmend sa të dua
Meri Shehu: Boll të thashë. S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej. Mos të shkoj ta zgjidh tek Vëllai i Madh njëherë e mirë. Ua rregulloj unë nesër, përmend Merin, Meri në gjumin e vet (Ngrihen të ikin në tualet)
Meri Shehu: Më bëre tabelë qitje ti
Sara: Tani nuk do të çohemi sepse unë dua të qetësohem nga ajo që tha
Meri Shehu: Si të duash
Erjola Doçi: Po e ka të nevojshme tjetri, o kuçedra çfarë keni. Boll pash Zotin
Meri Shehu: Qetësohuni, kush do të ikë në tualet, ikim
Erjola Doçi: Ju nuk paskeni qenë njerëz, por specie
Sara Dorgjeni: Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf
Meri Shehu: Ça do më bëje po të mos isha pa qejf? Çfarë? Boll të durova (Sara i shkon afër)
Meri Shehu: Hë çfarë do bësh (Banorët e tjerë e largojnë Sarën) Provoje, hajde bëje.
Sara Dorgjeni: Nuk po i bëj asgjë
Meri Shehu: Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë
Sara Dorgjeni: Nuk po të flas fare. Nuk është mirë kjo