Struga e Shpëtim Duros, mposhti me rezultatin 3-1 skuadrën luksemburgase të Hesperanges, në duelin e parë kualifikues të vlefshëm për turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa gjasat janë të mëdha që skuadra shqiptare, që u shpall kampione në Maqedoninë e Veriut të avancojë më tej. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri Duro, ndër të tjera deklaroi:
“E arritëm qëllimin me meritë. Për sa i përket lojës, por edhe rezultatit. Është një rezultat plotësisht i merituar.
Pjesa e parë ka qenë perfekte. Kemi qenë në kontroll të plotë të ndeshjes. Shënuam dy gola, por mund të shënonim edhe golin e tretë.
Pjesa e dytë? Fat i keq që e filluam me gol. Sigurisht që kishte disa momente që skuadra hyri në tension. Pastaj, me disa lëvizje dhe disa ndryshime, arritëm ta menaxhonim mirë situatën. Shënuam edhe golin e tretë.
Kam mendimin që ishte një fitore jashtëzakonisht e bukur ndaj një skuadre që ka patur rezultate shumë pozitive dhe që ka qenë në formë.
E rëndësishme është të gëzojmë këtë rezultat sot. Rezultati është shumë pozitiv, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në transfertë“, përfundoi Duro.