Kosova pret sot në Prishtinë Zvicrën në një duel shumë të rëndësishme për kualifikueset e saj. Në lojë janë tre pikët, por edhe më shumë se kaq, duke pasur parasysh rëndësinë emocionale që ka për “Dardanët” kjo sfidë ndaj një shteti që ka pritur për vite me radhë shtetasit kosovarë.
Kjo do të jetë vizita e parë si “kundërshtarë” në Kosovë për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, të cilët e nisin ndeshjen e sotme si titullarë. Nga ana tjetër, trajneri Gliha ka vendosur që të lërë në stol emra si Zhegrova e Muslija, duke aktivizuar nga minuta e parë të rikthyerin Bernard Berisha.
KOSOVË-ZVICËR 2-2
65′, 90’+4′ Muriqi / 14′ Frojler, 79′ (ag.) Rrahmani