Marrëveshja është arritur, Milan transferon bomberin e ri.
Milani po mendon edhe për sulmin dhe në këtë kuptim mes profileve të shumta të ndjekura ditët e fundit duket se zgjedhja ka rënë mbi Mehdi Taremin.
Siç raporton “Sportmediaset” Milan ka arritur marrëveshje në parim me sulmuesin iranian për një kontratë trevjeçare me tre milionë euro në sezon.
Monkada dhe Furlani i kanë paraqitur një ofertë zyrtare klubit të Porto-s për sulmuesin iranian, 13 milionë euro, por të konsideruara të pamjaftueshme nga portugezët, të cilët kërkojnë nga 20 deri në 25 milionë euro pavarësisht se kontrata e iranianit skadon pas më pak se 10 muajve.
Dialogët këto ditë në fakt po vazhdojnë mes Milanit, Portos dhe Jorge Mendesit, menaxher i lojtarit, për të gjetur një akord që do t’i kënaqte të gjithë.
Një ofertë zyrtare në rritje mund të arrijë së shpejti, ndoshta rreth 20 milionë, nga kuqezinjtë.