Synon prezencën në “Air Albania”, Rey Manaj rikthehet në stërvitje me Sivasspor

Rey Manaj është shfaqur në stërvitjen e djeshme me ekipin turk të Sivasspor. Sulmuesi shqiptar është postuar në faqet e klubit teksa kryente ushtrime për mbajtjen e ekuilibrit. Ai është parë të merret më shumë me stërvitje pa top dedikuar fizikut dhe fitnessit.

Stërvitja u zhvillua në ambientet stërviotre të klubit nga Turqia qendrore nën drejtimin e trajnerit Bulent Uygun. Faza e parë ishte nxehmja me ushtrime kastile për nxehjen fizike, ndërsa më pas u tensifikuan gjërat. Janë kryer punë koordinuese ndërmjet reparteve dhe në fund punë taktike.

Ekipi i Sivasspor nga qyteti i Sivas pritet që stërvitjen pasardhëse t’a zhvillojë ditën e nesërme, me lojtarin e Kombëtares që pritet të jetë i pranishëm përsëri. Duket se tashmë ai do të stërvitet rregullisht me grupin, por pa shumë ushtrime ngarkuese.

Ekipi i Manajt do të ndeshet me Hatayspor, skuadra e qytetit ku ra tërmeti i famshëm, në datën 20 tetor këtë fundjavë për llogari të Trendyol Superlig ose superligës turke.

Rey Manaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top