Talenti shqiptar FENOMENAL! Bujupi “shkëlqen” në Championsin e të rinjve

Eliot Bujupi ka qenë deciziv në ndeshjen e sotme të Stuttgart kundër Atalantës. Bëhet fjalë për një takim mes dy klubeve për moshën U-19 në kompeticionin Champions League të kësaj grupmoshe.

Sfida mes gjermanëve dhe italianëve është mbyllur në shifrat 4-1 për vendasit po ajo që ka rënë në sy ka qenë dopieta e futbollistit Bujupi. Futbollisti shqiptar ka lujatur 77 minuat sot në Youth League e megjithëse nuk ka mbyllur 90 minuta të plota, ai ka qenë drastik me paraqitjen.

Në takimin e javës së 4=të nisur në orën 15:00 18 vjeçari ka shënuar golin e parë në të 21-tën dhe të dytin personal në të 74-tën. Lojtari i datëlindjes 2006 ka realizuar një herë nga penaltia e të dytin pak para se të dilte nga fusha nëpërmjet një aksioni të hapur.

Kështu, ekipi gjerman merr 3 pikët fal talentit shumë të mirë shqiptar që e ngjit skuadrën nga qyteti i Mercedes-Benz në pozitën e 4-të, mbi “La Masian” e Barcelonës full me talente.

Statistikat e Bujupit kundër Atalanta U-19

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top