“Tani nis pjesa më e bukur, Gjermani po vijmë”- Presidenti Duka karikon kuqezinjtë: Jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së EURO 2024. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve. 

Ky sukses u përshëndet edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ndër të tjera shkroi se tani nis pjesa më e bukur, ajo e Europianit.   

STATUSI I DUKES:  

Shkojmë me moralin lart drejt #Euro2024  

Triumfojmë edhe në miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit dhe tani është koha të mendojmë për duelet me të bukura, ato ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.  

Është një histori tjetër në Europian dhe duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës.  

Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top