Bylis do të luajë këtë të premte në transfertë përballë Partizanit, ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 17:30.
Duket se ballshiotët janë mëse të karikuar për këtë sfidë. Me trajnerin e ri Gentian Mezanin dhe barazimin që i morën Elbasanit, Bylis duket gati për misionin e radhës kundër “Demave”.
Diçka të tillë e tregon më së miri edhe një postim i kapitenit, Marin Abazaj në rrjetet sociale. “Do vdes i tradhtuar, por kurrë si tradhtar”, shkruan mesfushori i ballshiotëve në rrjetet sociale.