Kategoria e Parë do të rikthehet të luajë ndeshjet e ardhshme në fundjavë. Kështu është zbuluar axhenda e javës së 9-të të Kategorisë së Parë.
Sfidat e kësaj jave do të luhen të gjitha në një ditë dhe në të njëjtën orëe. Të dielën 12 ekipet do të zbresin në fushë në orën 14:00 për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 9-të.
Kështu Korabi do të presë Apoloninë, ndërsa Pogradeci sfidohet me Valbonën. Interesant është dueli mes Kastriotit dhe Flamurtarit si dhe Lushnja – Kukësi. Dy takimet e tjera të kësaj jave janë edhe Besa – Vora dhe Burreli – Erzeni.