Skuadrat kosovare, FC Ballkani sot luan në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League.
FC Ballkani do të luajë si mysafir në Gjilbratar ndaj Lincoln Red Imps me fillim nga ora 18:00.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë u mbyll me fitoren e kampionit të Kosovës me rezultatin 2-0. Nazmi Gripshi dhe Lorenc Trashi realizuan golat për ekipin e Ballkanit.
Sot, FC Ballkani dëshiron kualifikimin në “Play Off”, e pastaj kualifikiimin në grupe, andaj në postimet në rrjetet sociale shkruajnë se janë plot motiv dhe të gatshëm për të shkruar historinë sërish me kualifikimin në grupet e Conference League.
“Si gjithmonë, me plot motiv e me vendosmëri për të dhënë gjithçka nga vetja, futbollistët tanë janë gati për këtë përballje”, shkruan klubi kampion i Kosovës.