Të këput shpirtin! Babai mban dorën e vajzës së pajetë nën rrënojat e tërmetit

Mbi 5 mijë persona humbën jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti tragjik. Pamjet prekëse nga dy vendet janë të shumta. Një pjesë e qytetarëve, fëmijë dhe të rritur janë nxjerrë nga rrënojat, por të tjerë nuk ia kanë dalë.

Mes fotove që po bëjnë xhiron e mediave është edhe ajo e një burri ka kapur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, e cila vdiq nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga tërmeti në Kahramanmaras (Turqi).

 

Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të kërkuar për të mbijetuar në Turqi, tha komisionari evropian për Kriza, Janez Lenarçiq.

“Solidariteti i BE-së është në nivelin më të mirë”, shkroi ai në Twitter.

Njësitë janë nga 19 shtete evropiane, përfshirë edhe dy shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Në total, në Turqi do të dërgohen 1.150 shpëtimtarë dhe 70 qen.

Dislokimi i tyre është i koordinuar në bazë të Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së. Përmes këtij mekanizmi, shtetet mund të bëjnë kërkesë për asistencë emergjente nga BE-ja dhe shtetet që marrin pjesë në këtë mekanizëm.

Më 6 janar, Turqia u godit nga dy tërmete të fuqishme, prej mbi 7 ballësh. Nga tërmetet e fuqishme, në Turqi dhe Siri janë vrarë mbi 5.000 persona dhe janë zhdukur mijëra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top