Te Tirana nuk kanë kohë për të “qarë” humbjen me Egnatian, klubi duhet të gjejë stadiumin për Bylisin

Tirana u mposht 1-0 nga Egnatia ditën e djeshme. Një humbje sigurisht që “dhemb” për kryeqytetasit, por gjithsesi nuk kanë kohë për të humbur.

Kjo pasi dueli i radhës vjen shumë shpejt dhe bardheblutë do të presin Bylisin në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Takim ky që është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 17:00.

Tirana duhet të gjejë tashmë stadiumin e radhës për të pritur ballshiotët, ndërs mbetet të shihet se ku do të strehohen këtë herë kryeqytetasit. Kujtojmë se në këtë sezon si pritës bardheblutë kanë luajtur në Vlorë, Korçë, Lushnje, Elbasan dhe “Air Albania”. Tashmë mbetet të shihet cili stadium do të bëhet “shtëpia” e Tiranës në sfidën e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top