Te Vllaznia të gjithë “sy e veshë” nga Bekim Balaj, kapiteni rrezikon sfidën me Partizanin

Bekim Balaj po i shkakton”dhimbje” koke stafit të Vllaznisë. Sulmues para pak ditësh ka pësuar një dëmtim, i cili po del më serioz se në fillim.

Kapiteni mungoi edhe ditën e djeshme në stërvitje, duke shqetësuar stafin e kuqebluve. Në këtë mënyrë lojtari nuk është rikuperuar ende d e rrezikon duelin me Partizanin. Të gjithë në Shkodër janë “sy e veshë” mga shkodrani, ndërsa “luten” që lojtari deri ditën e shtunë të mund të rikuperohet në kohë dhe të jet i gatshëm ndaj “Demave”.

Kujtojmë se Balaj mungoi edhe në humbjen e Vllaznisë ndaj Laçit dhe tashmë mbetet të shihet nëse do të mund të rikuperohet në kohë pr duelin me kryeqytetasit. Sfida me Partizanin do të luhet ditën e shtunë në “Loro Boriçi” në orën 17:00 dhe është i vlefshëm për javën e 10-të të Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top