Mes Interit dhe Juventusit ka nisur një tension i madh në merkato dhe faji i atribuohet Romelu Lukakut dhe “tradhtisë” së tij ndaj “zikaltërve”.
Sipas raportimeve të medieve italiane sulmuesi belg ka kthyer të njëjtën situatë si në verën e vitit 2019-të mes këtyre dy klubeve.
Edhe në atë kohë shkak apo “mollë sherri” u bë belgu, me Lukaku-n i cili nisi negociatat me Paraticin pas shpinës së Interit dhe Marotta-s.
“Bardhezinjtë” tentuan një lëvizje në minutën e fundit dhe madje do t’ia kishin dalë nëse nuk do të kishte qenë refuzimi i Dybala-s për t’u transferuar te Manchester United.