Teuta “i jep” fund përgatitjeve për Egnatian, Martini “i shkel” syrin fitores së 3-të radhazi

Teuta i ka dhënë fund përgatitjeve ditën e sotme për sfidën me egnatian. Durrsakët i pret një transfertë e vështirë nesër në drekë përballë ekipit të Tetovës, i cili ka në dispozicion të gjithë “arsenalin” e tij me rikuperimin e të munguarve gjatë periudhës së ndeshjeve të kombëtareve.

Klubi i qytetit të Durrësit do të udhëtoj nesër për në Rrogozhinë, teksa vjen nga dy fitore radhazi, një kundër Laçit dhe ajo fitorja që bëri bujë kundër tiranës. Skuadra e Edi Martinit ka 13 pikë në total po aq sa Elbasani dhe ndodhet në mestabele. Me fitoren kundër kampionëve të Superiores, jo vetëm ecuria e fitoreve shtohet por matematikisht Teuta del në vend të parë, sigurisht në pritje të rezultateve të tjera. Trajneri i skuadrës bëhet me dije se u ka kërkuar çunave fitoren e radhës në seri.

Ekipi ka zhvilluar stërvitjet e fundit, ku janë dalluar goditjet në kuadrat dhe punimi me goditjet statike të faullave ose të atyre nga këndi. Djemtë janë parë duke buzqeshur dhe tabloja tashmë për teutën ka ndryshuar për mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top