Një episod i shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur disa tifozë të Manchester Utd janë sulmuar nga tifozët e Fenerbahces në rrugët e qytetit të Stambollit.
Sipas dëshmitarëve mësohet se rreth 50 tifozë të Fenerbahçes kanë sulmuar me leva hekuri anglezët, të cilët ishin grumbulluar në një bar.
Për të vërtetuar sulmin kanë menduar edhe vetë tifozët e Fenerbahçes, të cilët në rrjetet sociale kanë postuar fotografi!.
Ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Manchester Utd luhet sot në orën 21:00.