Tirana – Laçi zhvendoset në tjetër cep të Shqipërisë

Tirana dhe Laçi do të përballen këtë të premtë për të luajtur sfidën në kuadër të “Abissnet Superiore”. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit, nis në orën 17:00.

Tashmë është vendosur edhe stadiumi ku do të luajnë këto dy ekipe, ndeshje në të cilën Tirana është pritëse, por nuk luan dot në kryeqytet. Newsport.al ka mësuar se sfida mes Tiranës dhe kurbinasve është zhvendosur në Korçë.

Pra kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, duke u zhvendosur në një cep tjetër të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top