Tirana merr mbarë stadiumet e Shqipërisë, ja ku do të luhet sfida përballë Bylisit

Tirana do të luajë këtë të diel përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiors. Kjo ndeshje ku klubi bardheblu do të luajë si pritëse, nis në orën 17:00.

Tashmë është zgjidhur dhe dilema e stadiumit ku Tirana do të luajë si “vendase”. Pas Vlorës, Korçës dhe Lushnjës, bardheblutë tashmë do të luajnë në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”.

Është vetë Federata Shqiptare e Futbollit që ka zyrtarizuar stadiumin ku Tirana do të jetë pritëse në këtë javë të Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top