Tirana reagon publikisht pas skandalit: Provokim në limite i tifozerisë tonë qytetare, incident që na kthen vite pas

Klubi i Tiranës ka reaguar sot publikisht për ngjarjet e ndeshjes ndaj Bylisit në Rrogozhinë. Skuadra bardheblu, 24 orë pas sfidës dhe pas dënimeve që dha FSHF kundër klubit, por edhe lojtarëve e zyrtarëve që u përfshinë në akte dhune ndaj gjyqtarëve, ka postuar një video ku vajza e presidentit Refik Halili, Goldi, lexon një komunikatë ku bën thirrje për reflektim.  Ndër të tjera, ajo insiston se gjithçka ishte një provokim ndaj tifozerisë bardheblu dhe se lojtarët ishin sjellë konform rregullave.

DEKLARATA E GOLDI HALILIT

Ndeshja KF Tirana-FK Bylis, pati një përfundim të trishtueshëm për të gjithë komunitetin bardheblu. Kjo ndeshje e cila u mbyll nga një episod tepër flagrant, siç ishte edhe ajo penallti e akorduar për miqtë në fundin e takimit, arriti të provokonte në limite tifozerinë e klubit tonë.
Një tifozeri e cila ka qenë shembull e qytetarisë në mbështetje të skuadrës së zemrës në të gjithë historinë e klubit tonë. Kjo ngjarje nuk prek vetëm tifozët e Tiranës apo dashamirësit e saj. Kjo është një shuplakë e rëndë ndaj komunitetit të futbollit në mbarë vendin. Futbolli luhet për tifozët dhe KF Tirana ka tifozerinë e saj, e cila jeton çdo ditë me skuadrën futbollit.
Ngjarja e ndeshjes së fundit na kthen shuam vite pas, vite ku futbolli ynë kishte fusha sportive të amortizuara, arbitra të kontestuar për gjykimet e tyre dhe shumë hallka të tjera të cilat na privonin për ato hapa madhorë drejt futbollit profesionist ku ne kemi aspiruar gjithnjë.
Ne sot kemi stadiume moderne të rikonstruktuara, të tjera pritet të ndërtohen, ndër to edhe shtëpia bardheblu, “Selman Stërmasi”. Sapo kemi pritur një final europiane, kemi sisteme VAR, po sjellim risi në futbollin shqiptar si dhe po transferojmë elementë të talentuar drejt klubeve më të afirmuar të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top