Tirana “thyen” heshtjen në lidhje me Bledi Shkëmbin, reagon për herë të parë klubi kryeqytetas

Tirana është zyrtarisht në kërkim të një trajneri të ri.

‘Tymnajës’ së thashethemeve të shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi i është përgjigjur me adresën zyrtare klubi bardheblu.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tirana ka njoftuar largimin e Shkëmbit. Sipas kryeqytetasve ndarja ka ardhur me marrëveshje mes palëve.

“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu” shkruan Tirana në reagimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top