Titulli që vlen 166 milionë paund, cila është kampionia më e pasur e historisë

Mançester Siti do të arkëtojë 166 milionë paund vetëm nga shpallja kampion në Premier Ligë këtë sezon, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga kampionia e Anglisë.

Kur skuadra e Guardiolës fitoi titullin e katërt të Premier Ligës në 5 vitet e fundit majin e shkuar, ata arkëtuan 153 milionë paund, por kjo shifër është rritur këtë vit, duke qenë se janë rritur të ardhurat prej shitjes së të drejtave televizive të sezonit 2022-‘23. 20 klubet e Premier Ligës do të ndajnë mes tyre rreth 2.7 miliardë paund këtë sezon.

Arsenali, që e humbi garën për të fituar titullin në javët e fundit, e mbyll sezonin me 162.2 milionë paund. Edhe Sauthemptoni që u rendit i fundit, duke qenë se Premier Liga e ndan të drejtën televizive në mënyrë të barabartë, shkon në Championship me 102.5 milionë paund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top