Një tjetër pol në ”Big Brother Vip Albania 2” po lufton për finalen e madhe të 6 majit. Bledi Mane dhe Dea Mishel janë përfshirë në një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit. Gazetari ka akuzuar blogeren se ka arritur deri në këtë pikë të lojës në BBV, si “kërmill, duke u jargavitur dhe zvarritur”. Këto komente të kolegut të saj nuk i kanë pëlqyer aspak Dea Michele e cila iu është drejtuar duke i thënë “je i pafytyrë“.
Pjesë nga debati i ashpër
Bledi: Kërmill, ka ardhur deri këtu prej fatit dhe skuthlliqeve.
Dea: Je njeriu më i pafytyrë. Më thua kërmill, por si guxon të më thuash mua kërmill.
Bledi: E ke kompliment, të jesh krenare.
Dea: Nuk është kompliment. Më the që jargavitesh e zvarritesh ndaj ke arritur deri këtu.
Bledi: Deri këtu ke arritur vetë, herë si kërmill, herë si tigër.
Dea: Mos bëj krahasime.
Bledi: Nuk po të fyej, ti më fyeve, the je i pafytyrë. Të më thuash kërmill e marr për kompliment. Them faleminderit nga ty.
Dea: Erdhe të bësh debat, të trazosh gjakrat.
Bledi: Më thua ke ardhur për debat, por pse kam ardhur të bie në dashuri me ty.
Dea: Më lër të flas.
Bledi: Kur flet budallëqe është e dëmshme. Injoranca e budallëku dëmtojnë shoqërinë.