“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që u zhvillua në Paris. Ky çmim special u fitua nga mesfushori spanjoll Rodri.
Ai ka lënë pas Vinicius Zhunior dhe Xhud Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti. Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit, Vinicius.
Klubi madrilen, vendosi që të bojkotonte ceremoninë e mbajtur në Paris, me asnjë lojtar, staf ose drejtues që nuk udhëtoi drejt kryeqytetit francez.
Rodri u shpall kampion i Anglisë me Sitin, i cili gjithashtu fitoi dhe Kupën e Botës për Klube me “Qytetarët”, teksa “qershia mbi tortë” për të ishte Europiani i Gjermanisë, ku u shpall kampion me Spanjën.
Ky është Topi i parë i Artë për Rodrin pas dy nominimesh, i cili u ngjit me paterica në skenë për të marrë trofeun prestigjioz, kjo pas një dëmtimi të rëndë që do e lërë atë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.
Renditja
1- Rodri
2- Vinicius Zhunior
3- Xhud Bellingham
4- Dani Karvahal
5 – Erling Haland
6 – Kilian Mbape
7 – Lautaro Martinez
8 – Lamin Jamal
9 – Toni Kros
10 – Herri Kejn
11 – Fil Foden
12 – Florian Virtz
13 – Dani Olmo
14 – Ademola Lukman
15 – Niko Uilliams
16 – Granit Xhaka
17 – Federiko Valverde
18 – Emiliano Martinez
19 – Martin Odegard
20 – Hakan Çalhanollu
21 – Bukajo Saka
22 – Antonio Rudiger
23 – Ruben Dias
24 – Uilliam Saliba
25 – Kol Palmer
26 – Deklan Rajs
27 – Vitinja
28 – Alehandro Grimaldo
29 – Artem Dovbik, Mats Humels
PANORAMASPORT.AL