Një tragjedi ka ndodhur në Peru. Gjatë një ndeshje futbolli rrufeja ka goditur një nga lojtarët që ndodhej në fushën e lojës.
Jose Hugo de la Cruz Meza, 39 vjeç, humbi jetën në vend, ndërsa 5 lojtarë të tjerë u plagosën gjatë një turneu rajonal në Chilca. Gjithashtu portieri Juan Choça Llacta, 40 vjeç u godit nga rrufeja, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ka djegie të mëdha në trup.
Ndërkohë një 16-vjeçar, një 19-vjeçar dhe një 24-vjeçar bëhet me dije se fatmirësisht janë në gjendje të qëndrueshme.