Një skandal i madh ka plasur te Roma me trajnerin Ivan Juric. Ky i fundit e ka humbur tërësisht kontrollin te ekipi dhe dje ka humbur në shifrat 5-1 ndaj Fiorentinës. Menjëherë pas pjesës së parë, të mbyllur në shifrat 3-0, Juric ka bërë një skandal.
Ai ishte i pakënaqur me mbrojtësin Mancini dhe ka shpërthyer kundër tij. Sipas mediave italiane, situata ka shkuar shumë keq, madje thuhet se ka pasur edhe përplasje fizike. Në të kaluarën Juric ka pasur një përplasje të tillë edhe me Etrit Berishën, në kohën që drejtonte Torinon. Më pas në pjesën e dytë kur ekipi doli në fushë, Mancini u zëvendësua dhe u hoq menjëherë nga fusha. Tani pritet që “trajneri gangster”, Juric, të shkarkohet menjëherë nga drejtimi i Romës. /Sport Ekspres/