Trajneri i Juves u gëzohet pikëve, Mota: Fitore e merituar

Pas dy muajsh, Juventusi është rikthyer të festojë një fitore në shtëpi në kampionat. Një sukses me vuajtje, por që për trajnerin Tiago Mota është i merituar. Të paktën kështu u shfaq trajneri bardhezi në intervistën pas ndeshjes. “Ne u përballëm e një skuadër që u mbyll mjaft mirë në mbrojtje.

Me entuziazmin e publikut, djemtë u treguan pak të furishëm. Në pjesën e dytë ne bëmë më mirë dhe goli erdhi në momentin e duhur. Nuk është kurrë e lehtë t’i bësh gol Lacios. Është një fitore e rëndësishme dhe e merituar”, u shpreh fillimisht trajneri bardhezi, që më pas komentoi edhe për Andrea Kambiason i cili luajti jo në pozicionin e tij natyral ndaj Lacios.

“Ai është duke bërë shumë mirë. Është një lojtar i vlefshëm për ne e njëkohësisht është kthyer i rëndësishëm edhe në kombëtare. Duhet të vazhdojë kështu dhe mos të humbasë ekuilibrin. Emocionet si trajner? Si lojtar unë nuk i fshehja ndjenjat e mia, si pozitive edhe negative. Këtë gjë po e bëj edhe si trajner. Është e qartë që për disa lojtarë ndonjëherë mund të jetë jo shumë e lehtë, por do vazhdoj ta bëj këtë gjë për aq kohë sa kam dëshirë të trajnoj. Unë do të vazhdoj me këtë sjellje sepse jam një prej tyre dhe në fund nuk do të jenë lojtarët e mi, por djemtë e mi. I dua më të mirën të gjithëve, prandaj edhe zgjedhjet për mua janë shumë të vështira”, tha ndër të tjera Mota pas suksesit me Lacion.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top