Trajneri i Serbisë tregon se çfarë i tha Granit Xhaka pas ndeshjes: Kaluam super kohë këtu…

Granit Xhaka udhëhoqi dje Zvicrën me shiritin e kapitenit në krahë në Leskovac. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk zhgënjeu në fushën e lojës. Pavarësisht koreve “Kosova është Serbi”, lojtari i Bajer Leverkusenit nuk e humbi në asnjë moment qetësinë.

Megjithatë, klasi i tij nuk mjaftoi për Zvicrën, e cila u mposht me shifrat 2-0. Granit Xhaka u prit në mënyrë të ashpër nga tifozeria serbe, e cila e vërshëllente në çdo çast që ai prekte topin. Ndërkohë, marrëdhënia me trajnerin e Serbisë këtë herë ishte ndryshe nga 2 vite më parë në Katar. Të dy u përshëndetën dhe i dhanë dorën njëri-tjetrit pas përfundimit të ndeshjes.

Stojkovic ka treguar se çfarë ka biseduar me Granit Xhakën në momentin e shtrëngimit të duarve. “Xhaka më tha se gjithçka iu shkoi super, se kishin kaluar një qëndrim fantastik këtu dhe i shkoi shumë mirë ky udhëtim, pa probleme”, tha Stojkovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top