Trajneri Inzaghi llogarit edhe dy “përforcime”

Derbi i humbur kundër Milan dhe disa barazime ndezën alarmin tek Inter.

Kjo për shkak të pritshmërive të mëdha që kanë tifozët te skuadra zikaltër pas fitimit të titullit kampion, duke dominuar Serie A sezonin e kaluar. por edhe paraqitja e mirë ndaj Manchester City konfirmoi ambicien europiane të ekipit të trajnerit Inzaghi.

Kështu, pas kthimit të ndeshjeve për shkak të kombëtareve, kalendari bëhet intensiv dhe trajneri do të ketë edhe dy lojtarë të tjerë për të shfrytëzuar: Nicolò Barella dhe Piotr Zielinski, themelorë për cilësinë dhe rotacionet.

Në harkun e shtatë ditëve, Interi do të përballet me Romën, Young Boys dhe Juventus. Lajmi i shkëlqyer është se Barella ka përfunduar rehabilitimin pas problemit në kofshën e djathtë dhe është gati të rikthehet në grup orët në vijim.

Një lojtar me karakteristikat e tij është themelor për lojën e Simone Inzaghi, i cili e ka kompensuar mirë mungesën e tij. Madje Barella mund të jetë titullar në takimin e fundjavës ndaj Romës.

Ekipet kombëtare i dhanë minuta edhe Piotr Zielinski, lojtarit të ardhur nga merkato dhe që ende nuk ka arritur të gjejë një hapësirë ​​të rëndësishme tek Inter. Asnjëherë titullar në kampionat edhe për shkak të një problemi fizik, polaku pas golit të tij për kombëtaren është gati të japë kontributin e tij në rotacionet e Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top